-
1 grammar
[gram·mar || 'græmë(r)] gramatikëGRAMATIKA është dega më e rëndësishme e gjuhësisë, sepse ajo studion strukturën e gjuhës e kjo është ana më themelore e gjuhës.Me këtë fjalë kuptojmë shkencën që merret me studimin e rregullave të ndryshimit të fjalëve dhe të bashkimit të tyre në togfjalësh e në fjali.Gramatika ndahet në dy pjesë: morfologji dhe në sintaksë.MORFOLOGJIA merret me studimin e rregullave, sipas të cilave fjalët pësojnë ndryshime si dhe klasifikimin e tyre nëpër klasa.SINTAKSA merret me studimin e rregullave të bashkimit të fjalëve në togfjalësh e në fjali dhe të fjalive në periudhë.GRAMATIKË f. gjuh.1. Tërësia e rregullave të ndryshimit të trajtave të fjalëve në një gjuhë dhe të lidhjes së fjalëve në fjali. Gramatika dhe leksiku. Gramatika e gjuhës shqipe. Rregullat e gramatikës. Studioj ( zotëroj, njoh) gramatikën e një gjuhe.2. Degë e gjuhësisë që studion këtë tërësi rregullash (ndryshimin e trajtave të fjalëve, ndërtimin e togfjalëshave e të fjalive) dhe që përbëhet nga dy pjesë - nga morfologjia e sintaksa. Gramatika shkencore ( historike, krahasuese). Gramatikë normative ( përshkruese).3. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri. Gramatika e shkollave pedagogjike ( e klasës së pestë). Libri i gramatikës. Provimi i gramatikës. Bleu gramatikën. U botua një gramatikë e re.
Перевод: с английского на албанский
с албанского на английский- С албанского на:
- Английский
- С английского на:
- Албанский